Murati: Është procesuar pagesa e subvencionit për muajin janar për familjet që kanë kursyer energjinë - NACIONALE

Murati: Është procesuar pagesa e subvencionit për muajin janar për familjet që kanë kursyer energjinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë procesuar pagesat e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë mbi 174 familje që kanë shpenzuar më pak në janar të këtij vitit, sesa në janarit e vitit paraprak.

Sipas tij, ata kanë përfituar nga subvencioni.

Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni. Sa keni kursyer ju?”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme