Mungesë reflektimi edhe pas Aktgjykimit të Kushtetueses, çka s’kuptoi Vetëvendosja?
Seanca konstituive është e rregulluar në mënyrë të veçantë, me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, dhe si e tillë ka karakter solemn, dhe ndjek një rend dite që nuk i nënshtrohet procedurave të zakonshme parlamentare, thotë pika 157 e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, rregullorja e Punës së Kuvendit, saktësisht neni 8 paragrafi 4, e përcakton kështu rendin e ditës së seancës konstituive.
4.1. Formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve;
4.2. Betimin e deputetëve;
4.3. Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe
4.4. Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pra, lexues të nderuar, a e shihni diku se parashihet ndonjë formim i Komisionit për votim të fshehtë? Jo. Në anën tjetër në Aktgjykim, disa herë ceket fjalia se kryesuesi ‘duhet t’i përmbahet në përpikmëri rregullorës”.
Vullneti i lirë i deptutetëve
Koncepti i vullnetit të lirë të deputetëve, ka të bëjë me atë se deputeti si përfaqësues i popullit, i vetmi përfaësues i zgjedhur me votë direkte nga qytetarët, në institucionet qendërore, nuk obligohet t’i nënshtrohet në asnjë rrethanë, asnjë trysnie e detyrimi, pëtveç vullnetit të tij të lirë. Në rrethanat që ndodhemi, siç e keni parë, nuk ka vullnet nga ana e deputetëve (pra jo mjaftueshëm), për ta votuar Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit, dhe as për formimin e këtij Komisioni për votim të fshehtë, i cili pra nuk parashihet askund në rregullore.
Bashkëpunimi ndër-partiak për konstituim
Një fjali që përmendet shpesh në Aktgjykim është pikërisht obligimi (sidomos i partisë së parë, sepse e gëzon të drejtën e propozimit për kryeparlamentar) për bashkëpunim ndër-partiak, për konstituim të Kuvendit.
Bashkëpunimi në këtë pikë u keqkuptua nga Lëvizja Vetëvendosje edhe para Aktgjykimit por edhe pas tij, me seancën e sotshme. Bashkëpunimi për konstituim ka të bëjë me atë se si partitë politike, subjektet, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për një gjë të tillë. Vetëvendosje, po insiston në vetëm një emër nga 48 sa i ka në Kuvend, duke aluduar se po bashkëpunojnë në lidhje me disa procedura të tjera. Por, bashkëpunimi në esencë, ka kuptimin e qoftë edhe vetëm një emri tjetër të propozuar, e të dakorduar. Ndërkohë ekzistojnë të paktën edhe tre emra; Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi e Glauk Konjufca të cilët anipse deputet të Vetëvendosjes, i kanë votat e partive opozitare, mjaftueshëm për tu bërë Kryetar Kuvendi.
Dakordimi për nënkryetar
Dakordimi për nënkryetar është institut tjetër, që rregullohet me dispozita e që përmbanë përgjegjësi të tjera. Nuk mund të përzihen këto dy institute. Pas dakordimit për Kryetar të Kuvendit, partia më e madhe dhe dy të tjera më të mëdhat si subjekte në Kuvend si dhe grupet etnike kanë të drejt të propozojnë edhe nga një nënkryetar të Kuvendit. Aty duhet sërish bashkëpunim.
Pra, bashkëpunim ndërpartika për secilën pikë veçmas.
Çka pas 30 ditëve?
Pyetja të cilën e shtroi edhe Kryetari i Vetëendosjes por edhe disa nga deputetët e këtij subjekti, se çka pas 30 ditëve, në vetvete është anti-kushtetuese. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshmë për tu zbatuar si instanca finale e interpretimit të Kushtetutës. Pra, afati 30 ditor për konstituim, nuk përmbanë një ‘çka tutje’, sepse s’ka e s’duhet të ketë tutje. Për 30 ditë Kuvendi duhet të konstituohet.