Mungesa e ministrave në seancën për pyetjet parlamentare nervozon opozitën: Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Mungesa e ministrave në seancën për pyetjet parlamentare nervozon opozitën: Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që sot Kuvendi i Kosovës të mbaj seancë plenare vetëm për pyetjet parlamentare, një pjesë e ministrave nuk po marrin pjesë në këtë seancë.

Kjo ka nervozuar deputetët e opozitës. Ata kanë akuzuar Qeverinë Kurti se po tallen me deputetët dhe Kuvendin e Kosovës.

Më e ashpra në këtë drejtim ka qenë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në shenjë proteste ka lëshuar sallën.

Ajo ka thënë se përderisa kryeministri dhe një pjesë e ministrave nuk janë të pranishëm, seanca nuk duhet të mbahet.

E kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla më datën 5 qershor 2023, sot jemi në dhjetor dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vete fakti që unë kam pyetje parlamentar për Liburn Aliun dhe për Xhelal Sveçlen dhe ata as sot nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen në të rrimë në këtë seancë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ministrat në seanca po marrin pjesë vetëm për propagandë.

Unë jau jap dorën kabinetit qeveritar që e kanë pru në këtë gjendje Kuvendi me lu me neve si deputetë. Përderisa na jau krijojmë luksin ata me ardhë me bo fushat elektorale, me rrejt popullin, me bo demagogji në kuvend, atyre hallall ju koftë që lujnë me neve, e që nuk vijnë ka pak edhe me na rreh në foltore. Unë tërhiqem nga kjo seancë, sepse është e pakuptimtë dhe e prandaj që të rrijë edhe me tutje në këtë kuvend”, ka thënë Musliu.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka drejtuar kritikat në drejtim të kabinetit qeveritar.

Ajo ka thënë se të gjtihë ministrat sot është dashur të jenë në seancë.

Sot është një seancë e veçantë që është caktuar nga Kryesi e Kuvendit që sot të parashtrohen pyetjet parlamentare. Dhe nëse është marrë vendim që sot të jetë seancë vetem për pyetje parlamentare, sot është dashtë me qenë të gjithë ministrat, të cilët nga deputetët kanë marr pyetje parlamentare”, ka thënë Kadriaj

Sipas saj, kjo është papërgjegjësi edhe e kryetarit të Kuvendit.

Nënkryetare është papërgjegjësi dhe keni obligim edhe ju dhe kryetari i Kuvendit me e ftu Qeverinë me e respekt institucioni e Kuvendit të Kosovës, sepse kështu nuk shkon”, është shprehur deputetja e AAK-së.

Kurse, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se veprimi i qeverisë nuk është normal.

Ajo ka thënë se kjo është fytyra e demokracisë që po ndërton Qeveria Kurti.

Nuk është normale që në një seancë të paracaktuar me dakordim të grupeve parlamentare që qeveria të jetë e pranishme dhe të përgjigjet pyetjeve. Jo dikush mundet e dikush donë, dikush e ka dëshirore e dikush e ka injorim. Kjo është fytyra e vërtetë e demokracisë, që ju po e ndërtoni, Qeveria Kurti”, ka thënë deputeti Zemaj.

Pozita arsyetohet

Qysh në fillim të seancës, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila po e drejton seancën e sotme, ka treguar se kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra do të mungojnë.

Ndaj kritikave të opozitës ka reaguar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.

Ai ka kritikuar deputetët e PDK-së për mosvotim në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët sot të cilët kanë dërguar pyetje për ministrat janë këtu, nuk kërkohet kuorum. Prandaj secili t’i parashtron pyetjet për ministrat që janë. Në anën tjetër, zonja Musliu duhet ta kuptojë një gjë. Grupi i tyre parlamentar ka muaj të tërë që nuk marrin pjesë në asnjë votim”, ka thënë ai, duke shtuar se PDK-ja është partia që e ka degraduar Kuvendin.

Nëse dikush i ka kontribuar degradimit në Kuvend të Kosovës janë këta, duke mos marrë pjesë në asnjë votim. Prandaj le t’i parashtrojnë pyetjet për këta ministra që janë dhe le të ecim tutje”, ka deklaruar Rrustemi.

Lajme të ngjashme