Mujka me arsyetim qesharak për arrestimin: U shfrtyëzova për të baltosur punën e Kurtit - NACIONALE

Mujka me arsyetim qesharak për arrestimin: U shfrtyëzova për të baltosur punën e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish nënkryetari i Mitrovicës së Jugut Faruk Mujka, është lajmëruar pak ditë pasi u arrestua, e iu gjetën rreth 60 mijë euro. Mujka, ndaj të cilit Gjykata vendosi të mbrohet në liri, ka shfrytëzuar lirinë, për një postim në Facebook, nga i cili ka pretenduar se u shfrytëzua për të baltosur punën e Kreyeministrit Kurti.

Tutje, ai ka falënderuar përzemërsisht njerëzve që e besuan, kurse për një pjesë tjetër që s’i besojnë ka thënë se janë shërbyes të djallit.

E plotë:

Të dashur familiarë, miq e dashamirë.

Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre.

Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj.

Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t'u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti.

Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit.

Lajme të ngjashme