Muja thotë se VV-ja nuk ia jep Limajt postin e kryeparlamentarit: Kur ke dy-tre deputetë, s`ka mundësi - NACIONALE

Muja thotë se VV-ja nuk ia jep Limajt postin e kryeparlamentarit: Kur ke dy-tre deputetë, s`ka mundësi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë me dije se VV-ja nuk ia jep postin e kryetarit të Kuvendit Fatmir Limajt.

Ai ka bërë me dije se Nisma ka pak deputetë për këtë post.

Në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, Muja ka thënë se posti i kryeparlamentarit i takon partisë që ka marrë shumicën.

“Nuk mund të negociohet me parimet bazë të demokracisë. T’i jepet posti kaq i rëndësishëm kur ke dy-tre deputetë, nuk ka mundësi ashtu”, ka thënë ai, duk shtuar se deri në fund të javës mund të arrihet një marrëveshje me Nismën.

“I është bërë një ofertë Nismës, do të limitohesha në komentim sepse shpresoj që deri në fund të kemi bashkëpunim”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme