Muja duket se ia këqyrë tinëz telefonin Rrustemi, pastaj ai i tregon diçka në telefon
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar vetëm me prezencën e deputetëve të pushtetit, pasi deputetët e tri partive opozitare kanë lëshuar sallën alterantive.
Pikërisht për shkak të sallës alternative, deputetët janë krejt afër njëri-tjetrit. Një gjë e tillë ka bërë që deputetët të kenë më pak “privatësi” nga njëri-tjetri.
Në një moment, deputeti i VV-së, Armend Muja, është “kapur” teksa shikon për pak sekonda në një formë tinëz telefonin e kolegut të tij, Adnan Rrustemi.
Rrustemi më pastaj i ka treguar diçka deputetit Muja në telefon.