Muharremi për Abdixhikun: Lehtë e ka prej larg me thumbu PDK-në - NACIONALE

Muharremi për Abdixhikun: Lehtë e ka prej larg me thumbu PDK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke thënë se “loja bëhet në fushë, jo prej tribune”.

Kjo pas kritikave të Abdixhikut drejt PDK-së.

“Prej atje larg e ka ma lehtë me thumbu PDK-në pse paska dialogu me Kurtin. E me qenë Vuciqi ndoshta nuk kishin vepru kështu? Mos ashtu, se nuk duhet. Kthehu në vend, eja në Kuvend, e ndihmo me gjetë zgjidhje, nëse nuk je veç për statusa në facebook si unë.

Asnjë hall nuk është zgjidhë kurrë tu i refuzu krejt. Me këtë logjikë, LDK jo që nuk po ndihmon, po po bohet pjesë e problemit. Kjo parti ka përgjegjësi të madhe, si gjatë opozitës kur nuk u bashkua me kriju frontin opozitar, ashtu edhe tash pas zgjedhjeve që nuk po ndihmon me ndërtu një qeveri të re” – ka shkruar ai.

Tutje, Muharremi ka shtuar:

“Këto "strategji" të çoroditura, që ma shumë duken si inat sesa politikë, duhet me u ndryshu sa më shpejt. Përndryshe LDK do ta vazhdoj me shiku lojën prej tribune, jo prej fushe”.

Lajme të ngjashme