Muaji rozë, deputetet e Kuvendit të Kosovës sensibilizohen kundër kancerit të gjirit
Në përkrahje të grave me kancer të gjirit, deputete gra në Kuvendin e Kosovës kanë vendosur shall rozë gjatë seancës.
Shpërndarjen e shalleve e ka bërë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Në këtë mënyrë deputetët e Kosovës janë mobilizuar me gratë të prekura nga kanceri i gjirit.
Tetori njihet si tetori rozë, si muaji për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.



