"E ka shkarravitë dikush nënshkrimin": Dëshmitari shqiptar refuzon të dëshmojë në Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve - NACIONALE

"E ka shkarravitë dikush nënshkrimin": Dëshmitari shqiptar refuzon të dëshmojë në Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një dëshmitar shqiptar raportohet se ka refuzuar të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Siç raporton “Lajmi.net”, ai është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një deklaratë që pretendohet ta ketë dhënë në vitin 2004, dhe ku i ka mohuar të gjitha.

Veç kësaj, ai ka thënë se nënshkrimi në fund të deklaratën nuk është i tij, dhe se “dikush e ka zhkarravitur”.

Ka thënë se nënshkrimi që është në fund të deklaratës, nuk është i tij.

Avokati i caktuar nga Specialja ndërkaq për dëshmitarin, ka thënë se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por do që të shkojë në burg.

Biseda:

Prokuroria: A është e vërtetë se keni thënë deklaratë në vitin 2004?

Dëshmitari: Është e pavërtetë.

Prokuroria: Po thoni që nuk keni thënë deklaratë? Nëse do të shihni versionin anglisht, a shihni nënshkrimin tuaj?

Dëshmitari: E paska shkarravit dikush këtë shkrim, nuk është e vërtetë.

Avokati i dëshmitarit: Sot paradite jam konsultuar me klientim tim. Dëshmitari është i stresuar dhe nuk është gati të jap dëshmi, është gati të shkojë në burg. Po udhëzohet ai për të dhënë dëshminë. Nuk e di nëse shtyhet seanca do të ndryshojë mendja e tij.

“Dëshmitari ka negociuar pako përfitimi”

Me shumë reagime, ndërprerje e përplasje është përcjellur nisja e dëshmisë nga dëshmitari 29 në Dhomat e Specializuara të Hagës, e cila ka filluar dje.

Zanafilla është nga dje kur avokati i Kadri Veselit deklaroi se ky dëshmitar ka negociuar pako përfitimi në këmbim të dëshmisë. Nacionale sjell detaje.

Menjëherë pas betimit se do ta thotë të vërtetën, dëshmitari 29 në rastin e krerëve të UÇK-së kërkoi diçka nga trupi gjykues. Tha se i ka dy kërkesa, por kur filloi t’i tregonte ato, ai u ndërpre nga gjyqtari Charles Smith, i cili tha se deklarimet e tilla bëhen në fund.

Unë i kam dy kërkesa, e parë është se...”, ishte duke deklaruar dëshmitari kur u ndërpre nga kryegjyqtari i rastit, raporton Nacionale.

E kur filloi të merrej në pyetje nga prokurori James Pache, dëshmitari kërkoi që seanca të ndërprehet. Fillimisht tha se nuk po ndihet mirë me shëndet, e pastaj se i duhet të konsultohet me avokatin. Kjo ndër rastet e rralla kur një seancë ndërprehet ende pa nisur mirë.

“Më duhet pak pushim se nuk po ndihem mirë me shëndetin. Nuk mund të vazhdoj. Më duhet me u konslultu me një avokat rreth procesit, nuk po i kuptoj do sene bash mirë”, tha dëshmitari.

Pas këtij zhvillimi reagoi avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ai tha se dëshmitarit i është bërë e ditur nga Prokuroria se në këtë rast ka rrezik të vetinkriminimit. Por, pa treguar për çfarë bëhet fjalë.

Kur Emmerson po fliste sot për këtë dëshmitar, Prokuroria kërkoi që të shkohet në seancë private. Dëshmitari për të cilin foli Emmerson është i 29-ti me radhë. Ai do të dëshmojë që nga sot, dhe do të ketë masa mbrojtëse.

“Që në fillim dua të bëj të qartë nuk është e nevojshme që të përshpejtojmë situatën me të cilën përballet trupi gjykues. Ka disa karakteristika konkrete me këtë dëshmitarë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me mënyrën e ofrimit të dëshmive dhe mënyrën se si duhet të nxirret dëshmia prej dëshmitarit. Nga dokumentet që na janë nxjerrë e dimë që synimi i dëshmitarit është ...”, tha Emmerson, dhe seanca u mbyll për publikun.

Seanca fillimisht shkoi në pauzë. E kur u kthyen, gjithçka u zhvillua e mbyllur ku publiku nuk mund të shihte e as të dëgjonte asgjë. Senaca u mbyllë vetëm pas pak minutash, dhe nuk dihet cilat ishin diskutimet.

Dilemat dhe reagimet për dëshminë e këtij dëshmitari nisën që nga dje. Avokati Ben Emmerson deklaroi dje në seancë se ky dëshmitar ka kërkuar pako përfitimi në këmbim të dëshmisë.

Ai ka thënë se në shënimet përgatitore të dëshmitarit të radhës, dëshmitari tenton të negociojë me Prokurorinë një pako përfitimi për të në këmbim të dëshmisë.

“Më duket se ka lidhje me dëshmitarin e radhës. Nuk e di nëse keni pasur mundësi të shihni shënimet përgatitore apo korrigjuese të dëshmitarit, por iu lutem të shihni shënimin përgatitor numër dy. Në këtë shënim është një përmbajtje, një përshkrim i një, është bërë një përpjekje nga dëshmitari të negociojë diçka me prokurorinë para se të jap dëshmi, është paragrafi 1 dhe 12. Diskutohet diçka lidhur me atë që është premtuar në të shkuarën, dhe cfarë nuk është premtuar, dhe ka një kontradiktë të qartë mes asaj që është premtuar, dhe z.Pache, ka një kontradiktë mes asaj që ai thotë se është pretenduar, dhe asaj që pretendon Pache”, tha Emmerson, raporton Nacionale.

Sipas avokatit, dëshmitari ka dashur të përfitojë diçka në këmbim të dëshmisë.

“Në thelb nuk është premtuar asgjë. Megjithatë, dëshmitari ka shprehur dëshirën të përfitojë, apo një paketë të caktuar, por nuk e di nëse jeni të njoftuar me juridiksionin e Amerikës, por këtu ngrihen pikëpyetje sa i takon sjelljes së përfaqësuesve të Prokurorisë, i cili bën sygjestion apo sygjeron dëshmitarit diçka në këmbim të të qenit dëshmitar i mundshëm dhe në Britaninë e Madhe apo në SHBA pasi panë procedurën, kjo është krejt e papranueshme kur avokati bën premtim dëshmitarit dhe vet dëshmitari thotë se më kë premtuar diçka, dhe përafqësuesi i prokurorisë i thotë se të kam premtuar diçka tjetër. Iu kërkoj të shihni 17 paragrafët e parë për këtë shënim përgatitor, të shqyrtohet çfarë është ky premtim dhe çfarë pasoja ka kjo. Sepse kjo do të jetë një nga pjesët kryesore të kundër-pyetjeve për këtë dëshmitar”, tha ai.

Ky dëshmitar është e planifikuar të merret në pyetje për ditë të tëra.

Lajme të ngjashme