“Mshelni portalet”, “Mshele gojën”: Përplasje e ashpër mes gazetarit Çollaku dhe Xhavit Drenorit
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë në Kanal 10 mes gazetarit Adrian Çollaku dhe Xhavit Drenorit.
Xhavit Drenori që njihet për humbjen e tij në Drenas si kandidat për kryetar komune, ka eskaluar në akuza duke hedhur dilema se prej kujt paguhen mediat.
Kjo ka nxitur debat të ashpër.
“Pse spi mshelni këto portale? Nëse doni me kthy balancë mshelne, se prej qiellit po doket që po e goditni ndër brez”, tha Drenori.
Çollaku reagoi ashpër.
“Mshele gojën. E ki obligim me sqaru prej kujt paguhemi ne. Mshele ti”, tha Çollaku.