Mrekulli: Mjekët ia heqin granatën e pashpërthyer në gjoks ushtarit ukrainas - NACIONALE

Mrekulli: Mjekët ia heqin granatën e pashpërthyer në gjoks ushtarit ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar ukrainas i është nënshtruar me sukses një operacioni për heqjen e një granate të pashpërthyer nga gjoksi, kanë thënë zyrtarë të lartë në Kiev.

Kirurgët e hoqën armën pak nën zemrën e ushtarit të lënduar përderisa dy ekspertë ushtarakë i siguruan që operacioni të kryhej në mënyrë të sigurt, tha Hanna Maliar, zëvendësministre e Mbrojtjes e Ukrainës, e cila publikoi një fotografi me rreze X, ku shihej qartazi granata në trupin e ushtarit.

“Mjekët ushtarakë kryen një operacion për të hequr një granatë VOG, e cila nuk u copëtua, nga trupi i ushtarit”- shkroi ajo në një postim në rrjetin “Facebook”.

Anton Gerashchenko, këshilltar ministror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se ekipi i ushtarakëve e neutralizoi granatën dhe e përshkroi procedurën si diçka që “do të futet në librat e mjekësisë”.

Operacioni u krye pa e përdorur elektrokoagulimin – metodë e rëndomtë për kontrollimin e gjakderdhjes gjatë operacioneve – sepse “granata mund të aktivizohej në çfarëdo momenti”- tha zëvendësministrja Maliar.

Në një fotografi, një mjek shihet duke e mbajtur në dorë copën e granatës pas operacionit. Ushtari tash është duke u trajtuar për shërim të mëtejmë.

Gerashchneko shkroi në rrjete sociale të enjten herët: “Pjesa e pashpërthyer e granatës u nxor nga pjesa nën zemrës. Granata nuk shpërtheu, por mbeti shpërthyese.”

Lajme të ngjashme