MPJD prapë e shkelë ligjin, propozon votim jashtë përfaqësive diplomatike në ambiente me qera - NACIONALE

MPJD prapë e shkelë ligjin, propozon votim jashtë përfaqësive diplomatike në ambiente me qera

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sërish ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në kundërshtim me këtë ligj, ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla ka propozuar që votimi jashtë vendit të mos organizohet vetëm në përfaqësi diplomatike, por edhe në ambiente të tjera, të cilat do të kontraktohen me qera.

Kjo çështje është duke u diskutuar në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e KQZ-së, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kundërshtuan propozimin e Ministrisë së Jashtme, duke theksuar se organizimi i votimit jashtë përfaqësive diplomatike nuk lejohet me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas ligjit të zgjedhjeve, votimi jashtë vendit mundësohet në formë fizike në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës.

“KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve. Ministria e Punëve të Jashtme obligohet që t’i ofrojë KQZ-së të gjitha informacionet e kërkuara brenda tre (3) ditë, nga dita e pranimit të kërkesës. MPJ përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ”, thuhet në ligj.

Lajme të ngjashme