MPJD: Gjykata në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili është në burgim shtëpiak në Shkup, nuk do të ekstradohet në Serbia.
Këtë vendim, sipas MPJD-së, e ka marrë Gjykata Themelore Penale në Shkup.
:Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani. Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.