MPB: Në fund të janarit pritet furnizimi me material për pasaporta - NACIONALE

MPB: Në fund të janarit pritet furnizimi me material për pasaporta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sagës së mungesës së pasaportave, mesa duket po i vijë fundi, të paktën kështu kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

MPB-ja, ka njoftuar se deri në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me materiale.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.

Karshi prodhimit të pasaportave, pritët që të fillojë edhe prodhimi i lejeve të vozitjes dhe letërnjoftimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka nënshkruar kontratë me vlerë prej katër milionë eurove me një kompani gjermani për furnizimin me material për prodhimin e pasaportave, mirëpo edhe pse është premtuar s enë fillim të janarit do të fillojë pajisja e qytetarëve me pasaporta, ky vendim është shtyrë deri në fund të muajit janar./EO

Lajme të ngjashme