MPB me komunikatë pas vërshimeve, publikon numrat emergjent për qytetarët që kanë nevojë - NACIONALE

MPB me komunikatë pas vërshimeve, publikon numrat emergjent për qytetarët që kanë nevojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka dalur me një njoftim pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës.

Në komunatën e tyre, ata kanë publikur disa numra emergjent ku qytetarët mund të thërrasin pa pagesë në rast të nevojës.

“Apelojmë tek qytetarët për bashkëpunim me institucionet tona duke kontaktuar pa pagesë në numrat: 112 – Numri unik emergjent, 192 – Policia e Kosovës, 193 – Zjarrfikësit dhe 194 – Ndihma e shpejtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

MPB ka njoftuar se përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale por pas koordinimit dhe angazhimit ndër-institucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme.

“Me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes. Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke mbledhur dhe evidentuar të gjitha kërkesat në mënyrë që të aktivizojmë kapacitetet tona për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim të parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtutjeshëm të situatës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme