Ministria e Brendshme hap konkurs për 200 vende pune në veri të Kosovës - NACIONALE

Ministria e Brendshme hap konkurs për 200 vende pune në veri të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme, ka shpallur konkurs për pranimin e 200 personave për pozitën Zyrtar Administrativ.

Në këtë konkurs thuhet se 100 pozita janë shpallur për tek Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Ndërsa 100 pozita të tjera janë për tek Agjencia për Menaxhimin Emergjent në komunat e Kosovës në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Siç shkruan në konkursine shpallur, aplikimi do të jetë i hapur një muaj.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë kalendarike nga dita e publikimit në ëeb faqen e MPB-së dhe në gazetën ditor “Bota Sot”, nga data 21.12.2022 deri me 28.12.2022”, thuhet në konkurs.

MPB-ja njofton se të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Paraqitja e kërkesave për aplikim: Formularët për aplikim mund të tërhiqen nga ëeb faqja e MPBsë në adresën https:/mpb.rks-gov.net, në recepcionin e MPB-së dhe të dorëzohen në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Luan Haradinaj” p.n. (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00. Aplikimi mund të bëhet edhe online në emailin: ahmet.sh.gashi@rks-gov.net Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi në nr.tel. 038/200 19 548. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen”, shkruan tutje në konkurs.

Lajme të ngjashme