"Mozamakeq": Berat Rukiqi reagon pas vendimit kontraverz të MAShT-it për librat shkollorë
Pas vendimit tejet skandaloz të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të hequr dorë nga praktika e mirëetabluar dhe funskionale për pajisje me libra për shkolla dhe nxënës, ka reaguar edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili veçse numëroi “të këqijat” e qeverisjes aktuale.
Reagimi i Rukiqit:
- Terrin e rikthyen
- Paranë publike e keqmenaxhuan, duke mos e bërë asnjë projekt të vetëm
- Tenderat po i japin për dosta
- Asnjë pagë nuk e rriten
- Fëmijët mbeten pa librat falas
- Na futen nën sanksione dhe izolim
Të mos flasim për shendetësinë, politikën e jashtme dhe sektoret e tjerë. Aty është mozamakeq.