Moti dhe ngjarjet për sot në Kosovë
Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Kurse, për sot nuk është paraparë ndonjë aktivitet i rëndësishëm politik apo nga sfera të tjera.
Në fakt, do të mbahet vetëm një akademi përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të vrasjes së Beqir Vokshit. Ngjarja do të organizohet në Deçan.