Mostrat e Deharit që u gjetën janë të lukthit dhe të urinës - NACIONALE

Mostrat e Deharit që u gjetën janë të lukthit dhe të urinës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak më herët ka raportuar se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

Burime të Nacionales brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë treguar se mostrat janë kthyer ku ishin.

“Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.” – ka thënë ky burim.

Po ashtu, Nacionales i është bërë e ditur se mostrat e gjetura janë të lukthit dhe të urinës, kurse të gjakut mungojnë ende.

Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.

“Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme.” – ka thënë i njëjti burim.

Nacionale ka kontaktuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me këto informacione, por e njëjta nuk ka kthyer ende përgjigje.

Lajme të ngjashme