"Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit", deputetja britanike mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë
Deputetja konservatore e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka shprehur vlerësimin e saj për vendimin e Britanisë së Madhe për të forcuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë pas sulmit të fundit terrorist nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.
Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në X, deputetja Alicia Kearns e vlerësoi këtë veprim si një "lëvizje të rëndësishme" pasi, sipas saj, mos "mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit".
“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan pasi Grant Shapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: pengo, mbro dhe mbaj përgjegjësi.” – ka shkruar ajo në Twitter.
Important move towards deterrence in the Balkans as @grantshapps confirms deployment of the whole 1st Battalion of the Princess of Wales's Royal Regiment to Kosovo under NATO/KFOR command.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 1, 2023
Impunity breeds contempt for the rule of law & order: deter, protect and hold to account.