Mosdeklarimi i pasurisë, Hyseni lirohet nga aktakuza: S`kishte dashje të kryente vepër penale
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, është liruar nga aktakuza për mosraportim të pasurisë.
“Betimi për Drejtësi” ka thënë se Hyseni është liruar nga akuza në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas aktgjykimit, të cilin e ka siguruar media në fjalë, Hyseni nuk ka pasur dashje për ta kryer këtë vepër penale.
“Andaj, gjykata ka gjetur se në bazë të kësaj nuk është arritur të vërtetohet se i pandehuri Skënder Hyseni e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet për shkak se nga dëshmia nuk është arritur të vërtetohet veprimet ose mosveprimet e të njëjtit a ishin të qëllimshme apo jo, nëse po cili ishte ai qëllim”, është thënë në aktgjykim.
Sipas aktakuzës, ish-kryediplomati akuzohej se në cilësi të Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit nuk e kishte deklaruar veturën e bashkëshortes së tij.