Molliqaj kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit Veliji: Skandali skandalin nuk po e pret
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se skandali skandalin nuk po e pret.
Deklarata e Molliqaj erdhi pas publikimeve që zëvendësministri Almir Veliji, dyshohet të jetë përfshirë në afër për ryshfet.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë.
“Skandali skandalin nuk po e pret. Ministria e Zhvillimit Rajonal paska marrë zhvillim të hovshëm. Ryshfet andej, bileta e tri palë kostume, këpucë e kravata këndej. Asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë." - ka shkruar ai.
Tutje Molliqaj ka thënë se zëvendësministri Veliji duhet të shkarkohet.
“Ky rast do të mund të trajtohej si rast për gjykatë e jo shembull për qeverisjen sikur partia në pushtet mos ta krijonte ilizionin ndër vite qe “s’jemi të varfër por jemi të vjedhur”. Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah." - ka përfunduar ai.
