Molliqaj: Shfuqizimi i certifikatës së “Art Motion”, fletërrufe e Republikës së Tretë të Kurtit - NACIONALE

Molliqaj: Shfuqizimi i certifikatës së “Art Motion”, fletërrufe e Republikës së Tretë të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj vendimit të ARBK-së për të shfuqizuar licencës e biznesit për kompaninë “Art Motion”.

Ai ka thënë se ky vendim ngjason me një fletërrufe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këso vendimesh marrin vetëm regjimet totalitare.

“Kush thoshte që sistemi nuk akomodon regjimet autoritare? A thotë më? Vendimi i fundi për pezullimin e licencës tash edhe të Artmotion ngjason në një fletërrufe. As nuk janë lodhur për mbështetje e arsyetim më të qëndrueshëm, gjithsesi skandaloz. Çdo shkelje ligjore apo gabim mund të interpretohet si e motivuar dhe tendencioze nga pushtete paranojake që kontrollin dhe diktatin i kanë mjete dhe qëllime. Mjafton të ekzaminohet fjalori me të cilin shërbehet ministrja Hajdari, për ta pa çfarë lufte speciale po i bëhet mediave. Këto regjime përherë thirren në “kërcënim ndaj sigurisë publike” e “shkelje të normave kushtetuese”. Tipike. Por, kur shkelja bëhet nga ata, e konstatohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, heshtja kaplon”, ka shkruara Molliqaj.

Ai ka thënë se në këtë qeveri nuk dyshime, por aktakuza.

“Në Republikën e tretë të Kurtit nuk ka gabime teknike, ka qëllime dhe tendenca. Nuk ka korrigjime, ka ndëshkime. Nuk ka dyshime, ka aktakuza. Kjo ta kujton këtë tregimin sesi forcat reaksionare janë në përpjekje për tu kthyer, përmes një kundër-revolucioni. Por mediat nuk janë armiku i Kosovës, e as partia në pushtet nuk bëri ndonjë revolucion. Këtë luftë, kjo qeveri e ka të humbur varësisht sa do të jemi të mobilizuar ne si shoqëri. Në fund të ditës disiplinimi i mediave është përpjekje që të kontrollohemi ne, qytetarët e këtij vendi”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme