Molliqaj për lavdatat e Kurtit ndaj Ivanoviqit: Kryeministër, kërko falje - NACIONALE

Molliqaj për lavdatat e Kurtit ndaj Ivanoviqit: Kryeministër, kërko falje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka shkruar në Facebook, në lidhje me aksionin e fundit të kësaj partije.

Aksioni PSD-së, i cili u ekzekutua sot, para qeverisë, për temë e pati, deklaratën e Kurtit, i cili e cilësoi ish politikanin e komunitetit serb, si një njeri i përkushtuar për Kosovë multi-etnike.

Sipas Molliqajt, Kurti duhet të kërkoj falje për deklaratat e tij.

Tutje Molliqaj ka thënë se, riinterpretimi i figurës së Ivanoviqit, ka të bëjë me konfliktin ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, por Molliqaj tërheq vërejtjen se qëllimi nuk e arsyeton metodën.

Molliqaj tutje ka thënë se nuk është thjesht hipokrizia, por rreziku i totalitarizmit, që duhet të na shqetësojë.

Statusi i plotë i Molliqajt:

E ngushëlluam kryeministrin Kurti

Bustin e Oliver Ivanoviç e vendosëm para qeverisë së Kosovës. Funksioni i bustit është i dyfishtë; ai ngushëllon Kurtin në njërën anë dhe shpërfaq tendencat e tij për ri-intepretim të figurës së Ivanoviçit në anën tjetër. Ivanoviç është kriminel lufte i dënuar; Kurti po dëshiron të ri-intepretojë atë përbrenda konfliktit me të tij me Vuçiqin. Kështu e transformon në punëtorin e devotshëm të përkushtuar për një Kosovë multietnike.

Qëllimi nuk arsyeton metodën. Ngjarjet e individët, si në këtë rast Oliver Ivanoviq, nuk mund të jenë objekt ri-interpretimi për teke të Kurtit. S'është thjesht hipokrizia, por rreziku i totalitarizmit që duhet të na shqetësojë. Përballë saj kërkojmë demokraci dhe përgjegjësi. Kryeministër, kërko falje!

Lajme të ngjashme