Mitrovicë: Komisionerët kundërshtojnë urdhrin e prokurorit Peci për vazhdimin e numërimit, Kryeprokurori del në vendngjarje - NACIONALE

Mitrovicë: Komisionerët kundërshtojnë urdhrin e prokurorit Peci për vazhdimin e numërimit, Kryeprokurori del në vendngjarje

3 javë më parë

nga NACIONALE

Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut është ndërprerë, ku po hetohen fletvotime të dyshimta. Burime të Nacionales bëjnë të ditur se gjatë hetimeve ka pasur tensione në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të mirëinformuara, prokurori i rastit, Shpëtim Peci, kishte dhënë urdhër që procesi i numërimit të vazhdojë, por ky vendim është kundërshtuar nga komisionerët dhe vëzhguesit.

Pas kësaj situate, në vendngjarje ka mbërritur kryeprokurori, i cili pritet të trajtojë rastin.

Nisja e hetimeve në Mitrovicë të Jugut

Sipas informacioneve të siguruara nga “Nacionale”, ndërprerja ka ardhur pas dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime.

Në pamjet e dërguara redaksisë, vërehen fletëvotime që konsiderohen të dyshimta, pasi nuk përputhen numrat serikë me qendrën përkatëse të votimit.

Punonjësit në vendngjarje kanë raportuar se janë identifikuar mbi 20 raste të tilla. Nacionale ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria lidhur me arsyet e ndërhyrjes, por deri në publikimin e lajmit, institucionet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare.

Lajme të ngjashme