Misetiq përfundon adresimin: Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm, ZPS-ja nuk ka vërtetuar akuzat kundër tij - NACIONALE

Misetiq përfundon adresimin: Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm, ZPS-ja nuk ka vërtetuar akuzat kundër tij

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, e ka përmbyllur fjalën e tij përfundimtare para trupit të gjykues.

Në fund të adresimit të tij, ai ka kërkuar që klienti i tij të lirohet.

Ai ka bërë me dije se prokuroria nuk ka arritur t`i argumentojë pretendimet ndaj tij.

Pika jonë fillestare është që ZPS-ja nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit, dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë, që të kthehet te familja e tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme të bëjmë parashtime lidhur me dënimin në një pikë ku mbrojtja është e pasionuar lidhur me qëndrimin e saj, dhe rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshme e Hashim Thaçit”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se pretendimi i ZPS-së që Thaçi të dënohet me 45 vite burgim është i paarsyeshëm.

Më lejoni të marr disa sekonda për të folur edhe për dënimin që ZPS-ja ka kërkuar. Ata kanë kërkuar 45 vjet burgim, që është, në mënyrë efektive, një dënim i përjetshëm. Pika fillestare e ZPS-së është se nuk ka faktor zbutës për këtë çështje; ky është një parashtim i pabesueshëm”, është shprehu ai.

Lajme të ngjashme