Bajrami e 'dëshifron' Kurtin: Mirëqenia e njerëzve sot është minimum 23% më e ulët se sa tri vitet e kaluar - NACIONALE

Bajrami e 'dëshifron' Kurtin: Mirëqenia e njerëzve sot është minimum 23% më e ulët se sa tri vitet e kaluar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka hedhur dritë mbi brishtësinë ekonomike në Kosovë, duke e lidhur me paaftësinë e Qeverisë Kurti për të hartuar politika që do të ballafaqonin krizën.

Sipas Bajramit, situata ekonomike aktualisht është në një gjendje shqetësuese, me një rënie të ndjeshme të mirëqenies së njerëzve. Ajo përmendi rritjen e inflacionit gjatë tre viteve të fundit, me një rritje në 50% të shportës së konusmatorit.

‘’Në aspektin ekonomik kemi pasur inflacion galopant do të thotë inflacioni nëse e masim gjatë tri viteve të fundit, ma qenë indeksi i harmonizuar i çmimeve 23%, që është rritja mesatare e të gjitha çmimeve ndërkohë që shporta e konsumatorit është rritë për 50%. Nuk kemi pasur rritje të pagave në sektorin publik, gjë që e ka pamundësu edhe rritjen e pagave në sektorin privat sepse gjithmonë saherë kemi pasë rritje të pagave në sektorin publik, ka qenë një llojë promotori mandej e ka përcjellë edhe me rritje të pagave në sektorin privat. Kështu që mund të themi se mirëqenja e njerëzve sot është minimumi për 23% më e ulët në krahasim me tri vitet e kaluara. Kemi pasur ngritje të çmimit të energjisë elektrike, kemi pasur të hyra më të mëdha të buxhetit për shkak të inflacionit’’, deklaroi Bajrami në emisionin DPT te Fidani në ATV.

Veç kësaj, deputetja Bajrami ka ngritur shqetësime edhe në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, të cilat sipas saj qëndrojnë në një gjendje të mjerueshme.

Lajme të ngjashme