Mirena për videon e Kurtit: U deshtë me thanë "sekondat, minuatat dhe orët në vazhdim", jo ditët e javët
Analisti i politikës, Ilir Mirena ka komentuar video-mesazhin e kryeministrit Albin Kurti disa orë pas tensionimit të situtatë në veri të vendit për shkak të vendosjes së reciprocitetit.
Mirena ka ironizuar duke thënë se Kurti është dashur të thotë se “sekondat, minutat dhe orët në vazhdim” do të jenë problematike dhe jo ditët e javët siç tha Kurti në video.
“Ani thojke ne ate video adresimin se "orët, ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike".... E paska pas fjalen veç per dje, deri pak para mesnate. U deshte me thane "sekondat, minuatat dhe oret ne vazhdim", ka shkruar ai.
"Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.", kishte thënë Kurti.
Ndryshe zbatimi i kësaj mase po aplikohet pavarësisht vendimit të qeverisë për shtyerjen e tij deri në shtator.