Miratohet mocioni i LDK-së, Kurti raporton për dialogun nga ora 13:00
Kryeministri Albin Kurti do të raportoj sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Më shumicë votash është miratuar mocioni i opozitës që ky raportim të behet sot.
“Mbi 80 vota ishin për, kështu që miratohet mocionin që debati me kryeministrin për dialogun të mbahet nga ora 13:00”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Miratimi i këtij mocioni të propozuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është bërë pas një debati të ashpër në mes të deputeteve të pozitës dhe opozitës.
Të parët kërkoni që debati të bëhet një ditë tjetër, kurse të dytët kishin këmbëngulur që debati të bëhet sot.
Në fund, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka bërë me dije kryeministri Kurti është i gatshëm të vijë Kuvend për raportim nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Vetëm pas këtij njoftimi është miratuar mocioni i opozitës.