Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2026: VV-ja refuzon të gjitha 67 amendamentet e opozitës - NACIONALE

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2026: VV-ja refuzon të gjitha 67 amendamentet e opozitës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Projektligji është miratuar me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Në këtë projektligj nuk janë përfshirë asnjë nga amendamentet e partive opozitare, e cila e ka kundërshtuar dokumentin në fjalë.

Në seancën e sotme deputetët e VV-së kanë injoruar 67 amendamentet e propozuara nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe.

Gjatë kësaj seanca PDK-ja ka propozuar 32 amendamente, LDK-ja 21 dhe AAK-ja 14.

Pavarësisht thirrjeve të deputetëve të opozitës se këto amendamente kanë qenë në të mirë të qytetarëve, ato janë refuzuar nga shumica parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në fillim të seancës ka tërhequr 32 amendamentet e propozuara nga deputetët e kësaj partie.

Ai ka bërë me dije se këtë veprim e kanë ndërmarr për faktin se asnjë prej këtyre amendamenteve nuk është përkrahur nga VV-ja në komisionet profesionale.

Ne kemi pritë që brenda dy leximeve ka me pasë reflektim edhe ka me pasë ndryshime pozitive që me u reflektu dhe me u avancu në aspekt profesional buxheti. Përtej kësaj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës me shumë përgjegjësi, me shumë profesionalizëm, duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve, përmes amandamenteve gjithsej 32, i kanë propozuar në komisionin për buxhet. Në komisionin për buxhet nuk është që kanë gjetur vullnet dhe mbështetje amandamentet që i kanë trajtuar temat dhe çështjet që janë jetike, shumë të nevojshme, shumë të rëndësishme edhe për institucionet, edhe për shtetin. Gjithashtu edhe amandamenti për rritjen, shtesën e mbështetjes financiare për të akuzuarit çlirimtarë në Hagë nuk është që ka gjetur mbështetje. Andaj, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ne i tërheqim të gjitha amandamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet që nuk i reflekton as përbërjen e qeverisë, nuk është dokument profesional”, ka thënë ai.

Shumica parlamentare nuk i ka përkrahur as 21 amendamentet e LDK-së.

Ndonëse shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka kërkuara përkrhaejn e këtyre amendamenteve, deputetët e VV-së kanë refuzuar.

Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paraqitur 21 amandamente për projektin e ligjit për buxhet 2026 dhe nga këto 21 amandamente nuk kanë kaluar përmes komisioneve dhe gjithësisht Komisionit për Buxhet. Andaj me këtë rast ne ju bëjmë thirrje që t’i vëni amandamentet tona në votim në Kuvend, meqë besojmë thellësisht që amandamentet tona adresohen probleme reale të qytetarëve. Kanë të bëjnë me arsimin, kanë të bëjnë me shëndetësinë, kanë të bëjnë me investime kapitale, kanë të bëjnë me rrjetet e digjitalizimit dhe të energjisë, andaj ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim në këtë Kuvend. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë si të tillë, nuk e përkrahim“, ka thënë ajo.

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe 14 amendamentet e AAK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se se do të ishte e palogjikshme që të mos futehne këto amendamente.

Ne do të presim cili do jetë reagimi i qeverisë, ju shumicës, nëse edhe kësaj here nuk do të kalojë në seancë asnjë amandament i AAK-së, krejt ushtrimi edhe leximit të parë edhe procesit të shkurtimit të afatit për diskutimin e amandemtneve ka qenë mashtrim optik. Do lexojmë amandamentet tona dhe do shohim a do marrim mbështetje”, ka thënë ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se se do të ishte e palogjikshme që të mos votohen këto amendamente.

Ne do të presim cili do jetë reagimi i qeverisë, ju shumicës, nëse edhe kësaj here nuk do të kalojë në seancë asnjë amandament i AAK-së, krejt ushtrimi edhe leximit të parë edhe procesit të shkurtimit të afatit për diskutimin e amandemtneve ka qenë mashtrim optik. Do lexojmë amandamentet tona dhe do shohim a do marrim mbështetje”, ka thënë ai.

Gjatë seancës së sotme, ministri i Financave, Hekuran Murati, është munduar të arsyetoi mospërkrahjen e propozimeve të opozitës.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se ato çështje do të mund të merren parasysh në rishikim të buxhetit.

Të gjitha ato që janë të vlefshme dhe i konsiderojmë që, në disa raste edhe kemi pasur pajtueshmëri, që të mbështeten projekte të tilla, besoj që do të gjejnë mbështetje në ministritë e linjës në momentin kur e sjellim buxhetin e rishikuar me prioritetet e Qeverisë të reflektuara në të”, ka deklaruar Murati.

Buxheti për vitin 2026 parashihet të jetë rreth 4 miliardë euro. Mbi tre miliardë euro të kësaj shume janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.

Lajme të ngjashme