“Minusi” i votave e la pa karrigen e deputetit: Kurti “shpërblen” Damkën e bënë zëvendëskryeministër
Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit.
Por, kjo nuk i bëri përshtypje Kurtit i cili e emëroi ZV/kryeministër në kabinetin e tij. Damka u emërua – Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim,
Ndërkohë, koordinatorja e prokurorëve për zgjedhje kishte thënë se ai duhet të intervistohet nga organet e rendit, si i dyshuar për votat që s'ia dhanë qytetarët, por i figuronin.