Ministrja Hajdari thotë se nuk e di që është nën hetime: Nuk jam ftuar nga askush - NACIONALE

Ministrja Hajdari thotë se nuk e di që është nën hetime: Nuk jam ftuar nga askush

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është duke u hetuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore në rastin e blerjes së vajit dhe miellit me çmime shumë të larta.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj ka pyetur ministër Hajdari nëse e njëjta është në dijeni se është duke u hetuar dhe a është thirrur nga Prokuroria lidhur me këto hetime.

Hajdari ka thënë se nuk është në dijeni se është duke u hetuar dhe se nuk është thirrur nga askush.

Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për ndonjë hetim. Jo nuk e di.” – ka thënë ministrja Hajdari.

Përveç ministres Hajdari, nën hetime janë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Ministri i Infrastrukturës Liburn sipas mediumit Betimi për Drejtësi, janë duke u hetuar nga Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme