Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Tensionet mes Serbisë e Kosovës po rrezikojnë Procesin e Berlinit
Annalena Baerbock, ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka folur për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kulmuan me sulmin terrorist të grupit të armatosur të serbëve në Banjskë të Zveçanit.
Baerbock deklaroi se tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë po e rrezikojnë procesin e Berlinit.
“Themeli i lëvizjes në regjion është siguria”, deklaroi Baerbock, duke shtuar se “tensione në ditët e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po ashtu po e rrezikon këtë Proces Berlinit”, transmeton Associated Press.
“Provokimet e palës serbe për rritjen e trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar situatën. Kjo ndodh pas një sulmi tinëzar nga një bandë terroriste. Presim që Serbia të çojë më parë hetimin për sulmin e 24 shtatorit dhe ngjarjet e majit drejt ushtarëve të KFOR. Situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur prezencën e KFOR. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.” – deklaroI Baerbock, transmeton Top Channel.