Ministrja e Jashtme e Finlandës pritet ta vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, ka njoftuar se do ta vizitoj Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë ne datat 4 dhe 5 shtator.
Arsyeja e vizitës sipas njoftimit, është forcimi i marrëdhënieve të Finlandës me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se Finlanda mbështet shtetet për antarsimin në BE.
“Ministrja e Punëve të Jashtme Elina Valtonen do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën në datat 4-5 shtator. Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor. Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.”, thuhet në njoftimin e qeverisë finlandese.
Në njoftim thuhet se ministrja do të takoj homologët e saj e lider të shteteve, ku do të diskutoj për çështje të ndryshme përfshirë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit janë shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Valtonen.