Ministrja e Arsimit e sulmon Rrahman Jasharajn edhe nga foltorja e Kuvendit - NACIONALE

Ministrja e Arsimit e sulmon Rrahman Jasharajn edhe nga foltorja e Kuvendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka drejtuar akuza të ndryshme për kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Nga Kuvendi, ajo ka thënë se udhëheqësit e kësaj sindikate nuk janë të gatshëm për kompromis, ndryshe nga përvoja me qeveritë e tjera.

“Të gjitha këto Sindikata i di sepse i kemi ndarë. Ata e dijnë më mirë pse nuk flasin për të gjitha këto tema. Një arsim cilësor shkon krahas trajtimit të mësimdhënësve, në mënyrë ta vazhdueshme. Mësimdhënësit tanë duhet të trajtohen dinjitetshëm, e jo kur jemi në kohë fushatash e presione në momente të caktuara. Kemi investuar mund e energji. Udhëheqësit e Sindikatës i kanë injoruar të gjitha këto, dhe nuk konsiderojnë kompromisin. Ndryshe nga praktikat sindikale, dhe praktikat me qeveritë e tjera”, ka thënë Nagavci, transmeton Nacionale.

“Nuk kanë dashur, sepse synimi nuk ka qenë ashtu si po shihet që punëtorët të trajtohen në mënyrë të njëjtë. Udhëheqësit e Sindikatës, nuk e kanë të njëjtën ndjeshmëri”, tha ajo.

“Besoj se e dini, rezultatet në arsim nuk janë ato që duam. Duhet shumë punë e përkushtim. Ne si qeveri e Ministri po punojmë me intensitet të shtuar, legjislacion e përmirësim të infrastrukturës, dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Një rol qendror e kanë mësimdhënësit, jemi këmbëngulës për të fuqizuar pozicionin e tyre. Me Ligjin për Paga, punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë”, theksoi ministrja e Arsimit.

Lajme të ngjashme