Ministria e Arsimit anulon përurimin e çerdhes dhe shkollës në Viti
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka anuluar aktivitetet e parapara për sot në qytetin e Vitisë.
Atje në agjendë kishte përurimin e një shkolle dhe një çerdheje në dy fshatra të kësaj komune.
Bëhet fjalë për shkollën “Halil Alidema” në Pozhoran si dhe çerdhen në fshatin Dobresh.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi për media nga MAShT-i.
“Ju njoftojmë se janë anuluar aktivitetet e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të parapara që të mbahen ditën e sotme në Viti”.
Nuk dihet arsyeja pse u anulua kjo ceremoni.