Ministria e Aliut dorëzon dosje në Prokurorinë Speicale, Zogiani: Dyshojmë për shkelje të rënda të ligjit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka dorëzuar dy raste në Prokurorinë Speciale. Në fakt, këto raste janë dorëzuar nga Avni Zogiani, zëvendësministër i MMPHI-së, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.
Sipas Zogianit, në këto dy raste dyshohet për shkelje të rënda të ligjit.
“MMPHI ka dërguar dje në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshimit pë shkelje të rënda të ligjit.
Rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumentave.” – shkroi ai.
“Shpresoj që Prokuroria Speciale të gjejë kohë e vullnet për këto dosje!” – shtoi ai.