Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, nafta shtrenjtohet pak - NACIONALE

Ministria cakton çmimet e derivateve për sot, nafta shtrenjtohet pak

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimet e derivateve për ditëm e sotme.

Ministria ka bërë me dije se një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.52, kurse dje ka qenë 1.51.

Sipas ministrisë, një litër bëzin sot do ta ketë çmimin prej 1.42 euro për litër.

Ndërsa gazi do të kushtojë 0.71 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve.

Lajme të ngjashme