Ministri Vuçeviq: Vuçiqi ka mbështetjen time të parezervë për Kosovën - NACIONALE

Ministri Vuçeviq: Vuçiqi ka mbështetjen time të parezervë për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i ka ofruar presidentit serb Aleksandër Vuçiq mbështetje të parezervë për t’i qëndruar presionit dhe sulmeve të vazhdueshme në lidhje me Kosovën.

Vuçeviq është shprehur në Instagram se Vuçiqi është vazhdimisht shënjestër e (sic) “tradhtarëve për shkak të luftës së tij për ta përmirësuar vendin.”

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për përparimin e saj dhe të përfshihesh në politikë. Aleksandër Vuçiq, pikërisht pse punon për të mirën e vendit të tij, është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që i vënë interesat e tyre përpara atyre të shtetit. Presidenti i Serbisë e ka mbështetjen time të parezervë për të qëndruar ndaj presioneve dhe sulmeve të vazhdueshme që po vijnë edhe shkaku i çështjes më të rëndësishme serbe – Kosovës,” – ka thënë Vuçeviq me anë të një postimi në Instagram.

Ai është shprehur më tej se “dorëzimi nuk është opsion”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbajë sot në orën 20:00 një adresim para popullit serb në lidhje me Kosovën pas takimit të së premtes që ka pasur me pesë emisarë perëndimorë për këtë çështje.

Lajme të ngjashme