Ministri serb i Mbrojtjes: Vijat e kuqe të Serbisë për Kosovën janë të qarta - NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes: Vijat e kuqe të Serbisë për Kosovën janë të qarta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka theksuar që “vijat e kuqe” të Serbisë për Kosovën janë të qarta, e që sipas atij, kanë të bëjnë me formimin e obligueshëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe me mos-njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe mos-anëtarësimin e saj në OKB.

Vuçeviqi akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se përdori “metodat më perfide dhe tinëzare për të prokvokuar një konflikt, dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij,”

Gjithçka tjetër (përpos asaj që u tha më lart) është subjekt për diskutim,” – u shpreh ai për gazetën Dnevnik.

I pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit serb Vuçiq se vendimi për Kosovën do të merrej nga populli, Vuçeviqi tha që “të gjitha mundësitë demokratike” do të përdoren dhe që “gjithçka do të jetë para syve të publikut”.

Ministri shtoi se rritja e fundit e gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë ishte “mesazh se të gjitha masat do të merren për mbrojtjen e popullit serb dhe Serbisë”.

Ajo (rritja e gatishmërisë ushtarake) ishte përgjigje ndaj kërcënimit për luftë dhe asaj që Prishtina bënte në mënyrë që të kryente një sulm në veri të Kosovës dhe Metohisë,” – ishte shprehur ai.

Lajme të ngjashme