Ministri Peci deklarohet për rastin Klan Kosova: Liria e medias garantohet me Kushtetutë - NACIONALE

Ministri Peci deklarohet për rastin Klan Kosova: Liria e medias garantohet me Kushtetutë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është deklaruar pas rastit të Klan Kosovës, duke thënë se liria e medias është e garantuar me Kushtetutë.

Peci për “Kanal10”, ka deklaruar se nuk posedon të gjitha informacionet, por se liria e fjalës së lirë është e garantuar.

Sipas tij, kontestet mes medias dhe institucioneve duhet të vendosen nga drejtësia.

“Për besë unë nuk posedoj informacione të tilla, dihet që liria e medias e shprehjes, fjalës së lirë është e garantuar me Kushtetutë. Këto kontestet që mund të lindin mes mediave apo institucioneve, janë legale, procedural dhe institucionet e drejtësisë vendosin. Nuk kam cka të shtoj, nuk i posedoj të gjitha informacione.” – ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme