Ministri Murati i kundërpërgjigjet Memli Krasniqit dhe Besian Mustafës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe depuetit të LDK-së Besian Mustafa, për shkak të grevës dhe mungesës së investimeve kapitale në vend.
Murati ka thënë se synimi i PDK-së paska qenë nënshtrimi i qeverisë duke i përdorur sindikatat.
“Fjalimit të deputeti Krasniqi që tha se qeveria po tentont të nënshtrojë, a po i bie kjo implicit që synimi juaj ka qenë nënshtrimi i qeverisë”, ka thënë ai.
Ndërsa për mungesën e investimeve kapitale, Murati ka thënë se investimet kapitale janë rreth 6 për qind.
“Besoj që jemi konsultu edhe më raportin e komunës së Prishtinës, më tregoni sa është vlera e investimeve kapitale është 6 për qind. Bilancin bankar duhet ta kuptoni që kemi një dimër të vëshitrë para nesh, nuk konsideroj që është lluks.”, ka thënë Murtati.