Ministri i Kurtit ia jep çmimin e parë Ramiz Lladrovcit, ai ia dedikon Hashim Thaçit
Komuna e Drenasit është redntiur e para si komuna më efikase, çmim ky që i është dhënë në prani të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi. Megjithatë, kryetari Ramiz Lladrovci çmimin ia ka dedikuar ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Partia Demokratike e Kosovës ku mes tjerash, bëhet editor se ka fituar mbi 2 milionë euro me rastin e shpalljes së rezultateve për Grantin e Përformancës.
“Këtë çmim Kryetari Lladrovci e pranoi në prani të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe "Demos"-it.” – thuhet në komunikatë.
Tutje, nga PDK thonë se: “Kryetari Lladrovci çmimin ia dedikoi Presidentit Thaçi”.
Komunikata e plotë:
Drenasi komuna më efikase - Kryetari Lladrovci çmimin ia dedikon Presidentit Thaçi
Komuna e Drenasit është renditur e para dhe ka fituar mbi 2,034,775.88 euro me rastin e shpalljes së rezultateve për Grantin e Performancës.
Me këtë rast, Kryetari Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovë, e ka uruar Kryetarin Ramiz Lladrovci për këtë sukses të radhës, i cili, edhe një herë, dëshmon për punën dhe profesionalizmin e madh që Kryetari Lladrovci po bën në të mirë të qytetarëve.
Këtë çmim Kryetari Lladrovci e pranoi në prani të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe "Demos"-it.
Kryetari Lladrovci çmimin ia dedikoi Presidentit Thaçi.
“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë. Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit”, ka shkruar Kryetari Lladrovci.
Kryetari Lladrovci tha se vendi i parë është arritur falë përkushtimit të secilit zyrtar të ngarkuar me çështjen e performancës si dhe përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare që merren me Grantin e Performancës.
“Vendi i parë nuk është befasi, sepse me vite, jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional. Puna jonë e shkëlqyer, është vlerësuar dhe shpërblyer me meritë. Granti do të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Drenasit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!", ka përfunduar Lladrovci.