Ministri i Jashtëm kroat: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës
Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Radman, përmes këtij postimi ka ofruar mbështetjen e Kroacisë, për Kosovën në rrugën e sajë evropiane.
Ai ka deklaruar se Kroacia, është e gatshme që të ndajë më Kosovën njohurit dhe përvojën që ka lidhur më këtë rrugëtim.
“Diskutuam për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë.”- ka deklaruar Radman.
Great to welcome my dear 🇽🇰 @gervallaschwarz in #Zagreb.
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) March 7, 2023
We discussed friendly 🇭🇷🇽🇰 bilateral relations, as well as the European path of #Kosovo, which we fully support and are ready to share our knowledge and experience. pic.twitter.com/HA20JN4ztU