Ministri i Jashtëm i Turqisë viziton Kosovën
Hakan Fidan Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë do të qëndrojë për vizitë nesër në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.
Ata kanë bërë të ditur se do të diskutohen raportet dypalëshe.
Në njoftim nuk bëhet e ditur se cilët zyrtarë do të jenë nikoqirë të kryediplomatit turk.
“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.
Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.