Ministri grek: E mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd
Në një konferencë të përbashkët me ministren Gërvalla, Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.
Tutje, ministri grek shtoi se është e rëndësishme që nga të dyja palët si Kosova ashtu dhe Serbia të zbatohet ajo që është arritur deri tash.
“Në analizat tona të fundit BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme”, ka thënë ai.
"Është e rëndësishme të zbatohet nga të dyja palët ajo që është arritur deri më tani. Ky ishte edhe mesazhi im për Beogradin dje”, shtoi ai.