“Ministra në detyrë, deputetë”, kush kandidohet sot për kryeparlamentar? - NACIONALE

“Ministra në detyrë, deputetë”, kush kandidohet sot për kryeparlamentar?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këtë të dielë, me fillim nga ora 11;00, pritet të nis seanca konstituive e Kuvendit. Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe nënkryetarëve. Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku u qartësua procedura e u bë e ditur se zgjedhja e kryetarit bëhet në mënyrë të hapur, si dhe i njejti kandidat mund të propozohet maksimalisht tri herë, Vetëvendosje ka ndryshuar kandidatin për Kryetar Kuvendi, por jo dhe strategjinë.

Vetëvendosjes që s’i kalonte Albulena Haxhiu asesi, pas aktgjykimit e provuan vetëm edhe njëherë ministren në detyrë të drejtësisë, për ta ndrruar pastaj fillimisht me Donika Gërvallën, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, e cila e mori një votë më pak se Haxhiu, sepse nuk e votoi Shqipe Selimi e grupit të njejt parlamentar. Pasi Gërvalla mori 56 vota, e s’I kishte votat e plota as të subjektit Vetëvendosje, këta të fundit morën masa.

Votën mangu, atë të 57-ën të Shqipe Selimit e kthyen, duke e propozuar Hekuran Muratin, për Kryetar të Kuvendit, Ministrin e Financave.

Ende, nuk është bërë e ditur se kush pritet të jetë emri i propozuar për sot. Ajo që dihet është se i vetmi kusht i PDK-së për Vetëvendosjen, që t’ia votojë kandidatët për Kryetar të Kuvendit, është që ata të mos kenë qenë ministra në Qeverinë Kurti.

A do të vazhdoj që Vetëvendosje të propozoj veç ministra-deputet? Ora: 11:00.

Lajme të ngjashme