Minatorët e Treçës pa paga, Salihu: Është çnjerëzore - NACIONALE

Minatorët e Treçës pa paga, Salihu: Është çnjerëzore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fitim Salihu, politolog, ka shkruar një shkrim në të cilin ka komentuar gjendjen e rënduar të minatorëve, të cilët nuk kanë marrë pagat që dy muaj.

Sipas Salihut, një gjendje e tillë është çnjerëzore.

Tutje, Salihu ka vlerësuar se kjo nuk është çështje nëse je pro apo kundër kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo qe po ndodhe me minatoret e Trepçes eshte çnjerezore. Eshte çnjerezore te lihen pa paga njerezit qe me ate page mbulojne shpenzimet dhe nevojat bazike te familjes, si ushqimin dhe medikamentet.

Ketu nuk eshte me çeshtja nese je pro Kurtit apo kunder Kurtit. Nuk eshte as nese je i majte apo i djathte. Asnje rryme ideologjike-ekonomike nuk rekomandon shfrytezimin e punetoreve pa page si ne sistemet skllavopronare para shekullit XX” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme