Mimoza Kusari 'ndërron' përsëri shefin: E quan kryeministër Besnik Bislimin - NACIONALE

Mimoza Kusari 'ndërron' përsëri shefin: E quan kryeministër Besnik Bislimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendojes, Mimoza Kusari Lila në momentin kur ka dalë në foltore për të marrë fjalën rreth marrëveshjes me Amerikën, i ka huqur pozitën Besnik Bislimit.

Ajo në vend se t’i thonte Zëvendëskryeministër, i tha Kryeministër Bislimi, dhe filloi të qeshte për gabimin që bëri.

“Faleminderit kryetar Konjufca, i nderuar kryeministër Bislimi”, nisi fjalën znj. Kusari Lila.

Kujtojmë se Kusari është akuzuar nga kundërshtarët politikë për ndryshim të partive dhe shefave politikë.

Lajme të ngjashme