Milletiq: Kurti është veç vazhdimësi e kryeministrave të mëparshëm
Kryetari i Qendrës për Studimin e Globalizimit, Dejan Milletiq, në disa komente të bëra për zhvillimet në Kosovë është shprehur se kryeministri Kurti është vetëm vazhdimësi e kryeministrave të mëparshëm të Kosovës.
Ai në komentet e tij u shpreh se Kurti ishte “militarist i madh” dhe student i Adem Demaçit.
“E kanë lejuar vezën frikacake që është mbjellë në formën e Kurtit të shndërrohet në përbindësh,” – u shpreh Milletiq, përcjell Kosovo-Online.
Ai tutje vlerësoi që BE-ja dhe ShBA-ja diplomatikisht ishin përkeqësuar por shtoi se gjithmonë do të kishin mbështetje për politikën (sic) antiserbe.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 10 korrik është pajtuar që të bëjë hapat e parë për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Megjithatë, edhe më tej BE-ja nuk ka hequr sanksionet e vëna ndaj shtetit tonë në fund të muajti qershor.